Edi Rama dhe 'preja' që po shqyen: 500 milionë euro konçesion për dajë e nip!

Një denoncim i fortë është bërë sot nga ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili, në adresë të kreut të qeverisë. Vasili bën të ditur lajmin në përmasat e një skandali, se Rama i ka dhënë një koncension prej 500 milionë eurosh ose 650 miliardë lekësh, dy personave të një familjeje: dajë dhe nip midis tyre.

“Vetëm në dy koncesione, në rrugën Milot -  Balldren dhe në rrugën e Arbrit, janë plot 500 milionë euro të dhëna nga Edi Rama, ditën për diell, 500 milionë euro për dajë dhe nip. Në lekë shqiptare këto 500 milionë euro janë 650 miliardë lekë.

Janë baraz me ndërtimin e pesë QSU të reja, që do ta shndërronin shëndetësinë e Shqipërisë në nivel europian.

Janë 250 gjimnaze moderne, që do t’i mjaftonin Shqipërisë edhe sistemit shkollor edhe për 50 vjetët që vijnë.

Janë aq sa do të ndërtonin 12 kampuse universitare moderne dhe do të bënin Shqipërinë të kishte akomodim universitar europian.

Janë aq para sa shpenzohen për barnat në spitale për 20 vjet.

Janë mijëra apartamente për të pastrehët.

Janë aq sa shqiptarëve t’u hiqej uji me orar, por të furnizoheshin 24 orë si njerëz normalë.

Jane aq sa shqiptarët ta paguanin karburantin si maqedonasit dhe jo t’u zhvatej gjaku e djersa përditë nga qeveria.

Janë aq sa mund të hiqej në një sekondë, taksa e ndyrë e Rrugës së Kombit dhe as kosovarët dhe as shqiptarët të mos paguanin asnjë lek për rrugët që shqiptarët i kanë paguar kaq herë.

Kaq mjaftojnë për të kuptuar çfarë grabitqari dhe rrëmbyesi i parave të shqiptarëve është Edi Rama dhe qeveria e tij, që po e konsiderojnë qeverisjen, plaçkë tregu dhe një pre për t’u shqyer prej tyre.