FOTO/ Parashikimi i motit, ja çfarë pritet të mërkurën

Duket se më në fund, do të vijë edhe dielli.

Sipas parashikimit të motit, për ditën e mërkurë, pritet që të ketë reshje të pakta dhe në zona të izoluara më të forta, ndërsa dita do të jetë me diell në shumicën e saj.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.

Reshjet

Të mërkurën priten reshje të dobëta në të gjithë vendin, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre gjatë pasditeve.

Temperaturat

Të mërkurën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 23 °C

në vendet e ulëta: 15 / 24 °C

në vendet malore: 9 / 19 °C

Era

Të mërkurën era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet për momente të shkurtra deri e fortë.