Kombëtarja kryen stërvitjen e pasdites, mbrojtësi shfaq probleme

Teksa gjendet në Frankfurt të Gjermanisë për të përgatitur takimin ndaj Islandës, të tjera lajme aspak të mira vijnë nga Kombëtarja shqiptare.

Pas seancës së mëngjesit, ku Amir Abrashi u stërvit veçmas grupit, edhe këtë pasdite një tjetër futbollist ka shfaqur probleme.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Hajdukut të Splitit, Ardian Ismajli. Ai ndjente dhimbje në kofshën e djathtë dhe për të mos rrezikuar më shumë, ka kryer vetëm vrapime rreth fushës, i diferencuar.

Stërvitja e pasdites në fushën sportive të “FC Oberstedten” ka zgjatur 75 minuta dhe kryesisht janë aplikuar nga trajneri Edi Reja skema taktike dhe mënyra të ndryshme loje.