FOTO/ Tjetër goditje ideve të Thaçit e Vuçiç për ndarjen e Kosovës

Ish-presidentët dhe kryeministrat e rajonit i japin goditjeve ideve të Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçit.

Në një konferencë rajonale në Shkup të titulluar ‘Integrimet europiane në udhëkryq’ nën organizimin e Klubit të Podgoricës, pjesë e të cilit janë ish –Presidentë dhe Kryeministra të vendeve të rajonit Kroacisë, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Sllovenisë janë kritikuar idetë për korrigjimin e kufijve

Në një deklaratë të ish-Presidentëve të rajonit ku kanë marrë pjesë ish-Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç, ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, Ish-Presidenti i Shqipërisë Alfred Mojsiu, ish-Presidenti i Maqedonisë Branko Crvenkovski dhe ish udhëheqës tjerë të rajonit është miratuar edhe një deklaratë ku theksohet se ‘ne anëtarët e Klubit të Podgoricës shprehim gatishmërinë tonë që të bëjmë gjithçka që të parandalojmë që Ballkani Perëndimor përsëri të jetë viktimë e ideve dhe trendëve retrograde’.

Klubi i Podgoricës ndër të tjera ka theksuar se është e një rëndësie të veçantë që BE të aprovojë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

‘Shtyrja e mëtejme e këtyre vendimeve në kontekstin e tashmë gjeopolitik dhe gjeoekonomik mund të ketë ndikim të dëmshëm edhe në nivel të brendshëm edhe në atë rajonal.

Jemi dëshmitarë të sfidave të rendit global që bazohet në vlerat e përbashkëta dhe demokratike të shoqërive dhe mundësinë që ato të kenë ndikim negativ në Ballkanin Perëndimor’ thuhet në deklaratën e ish-Presidentëve dhe kryeministrave.