Përplasen 3 makina, rrezikohen kalimtarët, tjetër aksident i rëndë në Elbasan

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan pas atij të mbrëmshëm ku mbetën të plagosur 6 shtetas.

Aksidenti i fundit ka ndodhur pranë godinës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit në lagjen ” 5 Maji”.

Sipas dëshmitarëve okularë në vendngjarje, dy nga tri automjetet e përfshira në aksident po qarkullonin me shpejtësi të lartë.

Makinat janë përplasur me njëra tjetrën gjatë parakalimit.

Ndërkohë që në aksident është përshirë edhe me një makinë të tretë.