Lady Gaga flet për herë të aprë për periudhën me Christian Carinon

Këngëtarja e njohur Lady Gaga performoi mbrëmjen e së dielës në shfaqjen e saj   ‘Jazz & Piano’ në Las Vegas.

Njëra prej këngëve të repertorit të saj i kujtoi 33-vjeçares, periudhën kur ishte e fejuar me Christian Carino dhe ndaj gjatë performancës u shpreh se herën e fundit kur e kishte kënduar këtë këngë, ajo kishte unazën në gisht.

‘Someone to ëatch over me’ ishte kënga e cila e kthehu pas në kohë Gagën dhe u duartrokit gjatë nga i gjithë publiku prezent në sallë.

Kujtojmë se spekulimet se dyshja i kishte dhënë fund raportit të tyre dolën në fillim të këtij viti, ndërsa në muajin shkurt Lady e pranoi publikisht se fejesa e tyre kishte marrë fund. Romanca e dyshes përfundoi pas 2 vitesh të lidhur me njëri-tjetrin.