Beckham pronar i klubit të Miamit, synon të transferojë sulmuesin e Barçës

Luis Suarez po mendon largimin nga Barcelona.

Sipas “Esport 3” pronari i klubit të Miamit, David Beckham, ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit uruguaian.

Miami do t’i bashkohet Major League Soccer nga viti 2020. Prandaj, Beckham dëshiron të sjellë përforcime për të krijuar një ekip të denjë që mund të luftojë edhe për titullin e kampionit.

Suarez ka kaluar një sezon të vështirë me plot dëmtime te Barcelona.