Dhuna ndaj babë e bir në protestë, një i arrestuar. Emri

Arrestohet njëri nga protestuesit që plagosi me shufra hekuri shtetasit Ymer Çela  dhe Erjon Çela, babë e bir.

Personi i ndaluar është Zamir Sijani nga Xhafzotaj

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Kapet dhe ndalohet një prej autorëve të "Plagosjes së rëndë me dashje",  të dy shtetasve mbrëmjen e datës 2 Qershor në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

Në vijim të kqyrjes së pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe  ndalimi me inisiativë i  shtetasit :

Z. S, 43 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj Durrës, (i dënuar më parë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit").

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 02.06.2019, rreth orës  20:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ dhe në rrugën “George  W Bush”, ka prishur qetësinë publike në kohën që subjekti politik Partia Demokratike dhe aleatët zhvillonin protestën dhe ka goditur me mjete të forta shtetasit, Y. Ç dhe E. Ç (babë e bir)  banues në Tiranë, duke ju shkaktuar dëmtime të rënda në pjesën e kokës.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Prishja e qetësisë publike".