E mbani mend Nadirin që u hodh nga 15-katëshi? Ja ku është sot iluzionisti i njohur

Me siguri të gjithë e mbani mend ose të paktën keni dëgjuar për prestigjatorin Nadir Mura që u hodh nga 15-katëshi!

Ai madje u shfaq për një farë kohe në Digitalb me emisionin “Enigma” , ku trajtonte disa nga çështjet apo vendet më misterioze në Shqipëri.

Më pas iluzionisti i njohur u përfol në vitet 2000 se ka luajtur edhe në filma aksion si dhe ata erotikë.

Por ku është sot Nadir Mura?

Në një intervistë për “KafeIn”, Nadiri ka thënë se tashmë po merret me dokumentarë referuar emigracionit të shqiptarëve.

Ai foli edhe për një edicion të titulluar “Emigrantë të suksesshëm”, gjatë së cilit ka intervistuar emigrantët më të njohur shqiptarë nëpër botë si Ilir Shaqirin, për shembull.

Nadiri foli edhe për rikthimin e mundshëm të emisionit , “Enigma” dhe tha se i pëlqen të vijë sërish me të por duke pasur çështje për të trajtuar dhe jo duke ia nisur nga zero.