VIDEO qesharake, Klopp numëron trofetë e Liverpoolit në Champions

Liverpooli ka festuar me fansa triumfin në Champions League.

Mohamed Salahu dhe Divock Origi shënuan nga një gol në finalen e madhe të Madridit kundër Tottenhamit.

“Redsat” organizuan një festë madhështore në qytet dhe për disa orë me autobus festuan nëpër rrugët e qytetit me mijëra tifozë që kishin dalë për t’i përshëndet heronjtë e tyre.

Natyrisht, ishte ditë e madhe, ditë feste dhe Jurgen Klopp gjatë gjithë kohës bënte humor, si në rastin më poshtë kur numëron 6 trofetë e fituar të Liverpoolit në kontinentin e vjetër.

Tani vetëm Milani 7 dhe Real Madridi 13, kanë më shumë trofe në Champions se Liverpooli.