Aviacioni shqiptar: Që sot, rregulla të reja për fluturimin me deltaplan dhe paraglajde

Miratohen rregullat e reja për të gjitha fluturimet me deltaplan ose me paraglide, të cilat do të shërbejnë për një organizmin më të mirë të këtij aktiviteti. 

Autoriteti i Aviacionit Civili njoftoi se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Ballukur, sot ka nxjerrë urdhrin nr. 195, datë 3.05.2019, “Për miratimin e Rregullores mbi kushtet dhe mënyrat e përdorimit të Deltaplaneve dhe Paraglajdeve”, ku saktësohet më mirë kushtet si dhe shtohen terma e përkufizime të reja si më poshtë:

Për këtë, sanksionohet që krahas njoftimeve e miratimeve në AAC, koordinimit me OSHLA, në të shumtën e rasteve, do të njoftohen edhe organet vendore dhe pronari i tokës që do të përdoret si vend ulje apo ngritje.

Rregullat për përcaktimin e vendeve për ngritjen dhe uljen e deltaplanëve dhe paraglajdëve, registrimi i tyre, rregullat për përdorimin e këtyre vendeve si dhe të zonave të lejuara, të parashikuara në të detajohen duke i ardhur më në ndihmë përdoruesve dhe duke mos lënë vend për paqartësi.

Në këtë urdhër, janë përfshirë gjithashtu kushtet për prodhimin, përdorimin dhe mirëmbajtjen e deltaplanëve dhe paraglajdëve, të cilat nuk parashikohen në urdhrin e shfuqizuar.

Nenet për trajnimin, provimet, licencat dhe kategorizimet për pilotët e tyre si dhe kushtet që duhet të plotësohen nga personat juridikë lidhur me miratimin e organizatave trajnuese për kryerjen e trajnimit për pilotë që pajisen me licencë janë përmirësuar. Autoriteti i Aviacionit Civil, i bëri apel gjithë personave që operojnë në këtë fushë që të kontaktojnë me Autoritetin për çdo paqartësi në vijim.