Basha: 2 qershori, asambleja më madhështore e shqiptarëve europianë! Asnjë hap pas!

"Ne nuk hedhim asnjë hap pas!" - Ky është mesazhi i Lulzim Bashës sot, kreut të opozitës, me të cilin i është drejtuar qytetarëve nëpërmjet rrjeteve sociale. Teksa ka publikuar pamjet e protestës së madhe kombëtare të një nate më parë, si dëshmi e qartë, Basha ka vlerësuar pjesëmarrjen e madhe dhe reagimin e fuqishëm qytetar për të theksuar me vendosmëri në këtë mesazh:

"Bashkimi popullor i 2 Qershorit është asambleja më madhështore e shqiptarëve europianë, të vjedhur, të dhunuar e të tradhëtuar, që kërkojnë zgjidhjen e krizës me largimin e shkaktarit të saj, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira.

Unë e di që çdo shqiptar lufton të ketë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.

Ne nuk hedhim asnjë hap pas!" - nënvizon kreu i opozitës së bashkuar.