Xhensila Pere: Do të jem një nënë 'single'

Ajo është bërë e njohur si një ndër ish-banore më seksi të Big Brother edhe më pas si një ndër vajzat shqiptare më kontroverse, e cila mundohet ta shijojë jetën ashtu siç i vjen.

E  duke qënë e tillë jeta private e  Xhensila Peres ka qënë gjithmonë në qëndër të vëmëndjes dhe shpesh është përfolur për lidhje.

E së fundmi në një intervistë për ‘Panoram Plus’ Xhensila ka treguar se ajo është single dhe po e shijon jetën dhe kështu.

Madje ajo ka treguar se do të sjellë dhe një fëmijë në jetë nëse nuk e takon të duhurin.

 "Prej shumë kohësh jam "single", zgjedhje e imja. Kam filluar të mësohem dhe të më pëlqejë të jem vetëm, duke bërë gjërat e mia pa u penguar nga askush. Madje, nëse nuk vjen 'i duhuri', mund të jem edhe një nënë "single", është shprehur Xhensila.