Federata dënon klubin e njohur për trukime ndeshjesh, e pësojnë edhe drejtuesit

U rikthye në elitën e futbollit belg dhe para pak ditëve fitoi Kupën, por ëndrra nuk zgjati shumë për Mechelenin, pasi Federata Belge e Futbollit njoftoi se skuadra ka marrë pjesë në trukimin e ndeshjeve.

Me anë të një komunikate, Federata Belge bëri të ditur se trukimet e ndeshjeve janë organizuar nga vetë drejtuesit e klubit.

Ky lajm është bërë shumë i bujshëm në Belgjikë. Masat ndëshkimore kanë qenë shumë të rrepta.

Ekipi nuk do të marrë pjesë në Ligën e Europës dhe do të qëndrojë në kategoritë inferiore, duke e nisur sezonin e ardhshëm me 12 pikë minus.

Gjithashtu ka pasur zyrtarë të dënuar, të cilët nuk do të marrin pjesë në futboll për 10 vjet.

Ndërkaq, Mecheleni ka të drejtën të ankimojë vendimin në CAS, por është thuajse e pamundur të shpëtojë nga këto dënime.