FOTO/ Pamje të rënda, protestuesi i opozitës u qëllua me plumb nga Policia para Parlamentit

Një protestues është plagosur gjatë protestës së sotme para Parlamentit.

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia, shkruan se protestuesi 29 vjeçar, E. B, është dërguar më urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërsa thuhet se është qëlluar me plumb gome nga Policia

‘NGA GAZI LOTSJELLES NE PLUMBA

29 vjecari E.B. është dërguar me urgjencë për mjekim në spitalin e traumës sepse është qëlluar nga policia që reflekton tmerrin e Edi Ramës! Qytetarët që protestojnë përballen me plumba! Ja sesi sillet një kufomë politike që mbahet me thonj pas karriges! Por edhe durimi I qytetarëve e ka një kufi! Mos I sprovo në ekstrem qytetarët Edi Rama! #ShtetKriminel”