Algjeria anulon zgjedhjet pasi nuk ka kandidatë, Rama si Enver Hoxha shkon i vetëm në zgjedhje

Një shembull konkret se si Rama po ia del ta kthejë Shqipërinë më keq se vendet e botës së Magrebit, është një lajm i fundit që vjen nga Algjeria, ku Gjykata Kushtetuese ka vendosur të anullojë zgjedhjet presidenciale për një fakt të vetëm se mungojnë kandidatët konkurentë.

Ndërsa Rama pasi shkriu Gjykatën Kushtetuese ka vendosur të shkojë i vetëm në zgjedhje, duke mos pranuar asnjë kusht të Opozitës që qëndron prej muajsh jashtë parlamentit pasi Rama dhe tijët janë kapur në përgjime duke blerë votat në disa dosje që tashmë flejnë në Prokurori dhe me urdhër të tij askush nuk ka guximin ti shkojë deri në fund.

Algjeria kishte vendosur ti mbante zgjedhjet presidenciale më datën 4 korrik, por sot në një deklaratë në televizionin shtetëror, Këshilli kushtetues tha se kishte marrë vetëm dy kandidatë, të cilët u konsideruan të pavlefshëm.

Këshilli Kushtetues nuk caktoi një datë të re për zgjedhjet presidenciale, dhe kërkoi që presidenti të shpallë një datë të mëvonshme për mbajtjen e votimeve.

Aktualisht Bensalah është ai që po udhëgheq vendim me një mandat të përkohshëm deri më 9 korrik.

Moncef Ait, lideri i Opozitës e ka quajtur këtë vedim: “Një fitore për lëvizjen e protestës së Algjerisë”.

Ndërsa të premten, qindra mijëra njerëz filluan thirrjen për largimin e Kryeministrit Noureddine Bedoui, i cili u emërua nga ish-Presidenti i rrëzuar Bouteflika disa ditë para se të largohej.