Vitaly i famshëm reagon për të dashurën e tij, që hyri gjysmë e zhveshur në fushë në Totenhem-LiverpulLi
Kinsey Wolanski, një biondinë seksi e cila hyri në fushë, ndërsa po zhvillohej ndeshja Tottenham – Liverpool u bë shumë e komentuar në media.
Ajo është e dashura e Vitaly Zdorovetskiy, një tifoz që gjithashtu kishte hyrë në fushë, në finalen e Kupës së Botës 2014.
Pas përfundimit të ndeshjes, e cila mbaroi në favor të Liverpool me rezultat 2:0, ishte pikërisht Vitaly, ai i cili i ka shkruar disa fjalë në Instagram lidhur me vrapimin e të dashurës së tij në fushë në Madrid.
“E dashura ime e ‘zjarrtë’ në Finalen e Champions League. Mburrem me ty, ti je gjithçka për mua”, ka shkruar ai pranë postimit të fotove në Instagram.
I dashuri i saj, Vitaly është një një nga të "You Tuber"-at më të famshëm në botë për video që publikon në kanalin e tij.