Ndodh befasia e bujshme/ Skënder Gega largohet nga drejtimi i Partizanit

Skënder Gega largohet nga drejtimi i Partizanit.

Ky është lajmi i bujshëm që raportohet sipas burimeve të gazetës 'panorama sport', ku theksohet se palët kanë vendosur që të mbyllin bashkëpunimin mes tyre.

Trajneri 55-vjeçar erdhi në drejtim të Partizanit në verën e vitit 2018, dhe që në vitin e parë arriti të rikthejë në shtëpinë e kuqe titullin kampion, pas plot 26 vitesh mungesë.

Në 36 javë kampionati, Partizanin nën drejtimin e Gegës e mbylli me 70 pikë, teksa arriti plot 20 fitore, 10 barazime dhe 6 humbje.