Messi 'shokon': Fitoj një trofe me Argjentinën dhe tërhiqem nga futbolli!

Lionel Messi ka deklaruar se nëse fiton një trofe të vetëm me Argjentinën atëherë sipas tij ka ardhur momenti t’i japë fund karrierës në futboll.

Në prag të startit të Copa America, 5 herë fituesi i  “Topit të Artë” ka shprehur hapur dëshirën e tij të madhe për të siguruar një trofe me fanellën albiceleste.

“Dëshira ime është që të tërhiqem nga futbolli në momentin kur të kem fituar një trofe me Argjentinën. Për sa kohë të jem pjesë e kombëtares nuk do të rresht kurrë së provuari një gjë të tillë, për asnjë çast. E di që gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta, por kemi një skuadër cilësore dhe që besoj se mund t’ia dalim”, tha ai.

Një deklaratë që ndoshta mbështetësit më të zjarrtë të numrit 10 të Barcelonës që nuk i kënaq edhe aq shumë, pasi kjo ëndërr mund të përmbushet me suksesin në Copa America.