FOTO/ Këngëtarja shqiptare që ‘çmendi’ Poloninë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, duket se nuk di të ndalet. Pas impenjimeve të shumta, bukuroshja shqiptare e muzikës u është ikthyer turneve dhe këtë herë ajo u ndal në Varshavë të Polonisë, ku atmosfera në vendin ku këndoi ajo ishte me të vërtetë mbresëlënëse.

Rita këndoi disa nga hitet e saj më të mëdha, me të cilëve edhe këngën e fundit të cilin e ka publikuar vetëm 24 orë më parë “Ritual”, një bashkëpunim me Tieston dhe Jonas Blue. Mijëra fansa të saj e kishin rrethuar Ritën, duke brohoritur emrin e saj.

Koncerti i saj në Varshavë ishte pjesë e festivalit të muzikës “Orange”. Edhe në këtë rast “malësorja” nga Kosova tregoi, se është një prej këngëtarëve më “in” të momentit në botë.