Letra e shtatë dhe kërcënimet e kryeministrit/ Koduzi në Syri.net: Rama jep dorëheqjen para 30 qershorit...

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm letrën e tij të shtatë dërguar opozitës.

Por këtë herë, kreu i qeverisë pretendon se këtë ua dërgon demokratëve dhe jo liderit të opozitës Lulzim Basha.

Lidhur me këtë lëvizje të rradhës të Ramës, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Gazmend Koduzi, i ftuar në Syri.net, përballë gazetarit Bledian Koka, është shprehur se, kryeministri pasi ka lexuar protestat, kërkon të demotivojë demokratët.

“Edi Rama i ka parë demokratët si armiq, njësoj si Enver Hoxha apo babai i tij që ka qenë anëtar i Kuvendit Popullor. Ndaj dhe letra e tij është demotivuese. Basha është bërë një lider i vërtetë dhe i ka kuptuar gabimet. Rama ndaj i shkruan Bashës për të demotivuar demokratët.  Pjesëmarrja në protesta e ka shqetësuar”, u shpreh Koduzi.

Sa i përket kërcënimeve të kryeministrit se, kush prish zgjedhjet shkon në burg apo i ndalohet hyrja në vendet e BE dhe SHBA, Koduzi deklaroi: “Ky është paralajmërim tragjik-komik.  A thua Rama është ambasador dhe kryeministër i vendeve anëtare. Me një parti quhen votime, jo zgjedhje. Nuk ka burg për të gjithë popullin  shqiptar. Edhe Enver Hoxha e Ramiz Alia mundoheshin të ishin të kujdesshëm, ndërsa ky me arrogancën e tij vazhdon përpara.  Edi Rama e di që do të japë dorëheqjen para 30 qershorit”. /Syri.net

Intervista në Syri.net