Del Udhëzimi, gati spastrimi klientelist dhe politik i qindra mësuesve!

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, nëprërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, ka bërë një denoncim të fortë për sistemin arsimor. Boçi duke ju referuar një udhëzimi të minstrisë së Arsimit paralajmëron një spastrim masiv klientelist dhe me motive politike mes radhëve të mësuesve në të gjithë vendin.

“Pavarësisht se kanë vite në atë profesion, pavarësisht se janë të kualifikuar, pavarësisht se mund të kenë mastera shkencorë, apo doktoratura, ata hidhen si të pavlerë mes katër rrugëve.
Gjithçka që vlen tashmë është zeruar. Ajo që orienton udhëzimi është vetëm besnikëria politike e vasaliteti partiak. Udhëzimi 13, nuk përfill Kontratën kolektive e përcaktimet e Ligjit për Arsimin parauniversitar dhe hedh në rrugë qindra mësues në ZAV më të vogla e të mesme, të stimuluara nga riorganizimi absurd dhe idiot dhe emigracioni masiv”, shkruan mes të tjerave Boçi.
 

Postimi i plotë i Luçiano Boçit

MËSUESË ÇFARË PRISNI?!
Udhëzimi 13-të për emërimin e mësuesit saksionon përfundimisht gijotinën politike në arsim.
Pasi i zhvlerësoi, denigroi, përdhosi, talli mësuesit, tani, Rama i kërcënon ata drejtpërdrejt me vendin e punës. Pavarësisht se kanë vite në atë profesion, pavarësisht se janë të kualifikuar, pavarësisht se mund të kenë mastera shkencorë, apo doktoratura, ata hidhen si të pavlerë mes katër rrugëve.
Gjithcka që vlen tashmë është zeruar.
Ajo që orienton udhëzimi është vetëm besnikëria politike e vasaliteti partiak.
Udhëzimi 13, nuk përfill Kontratën kolektive e përcaktimet e Ligjit për Arsimin parauniversitar dhe hedh në rrugë qindra mësuesë në ZAV më të vogla e të mesme, të stimuluara nga riorganizimi absurd dhe idiot dhe emigracioni masiv.
Ky udhëzim nuk bën diferencimin e vlerësimeve në mesatare për periudha kohore të ndryshme dhe në institucione të ndryshme.
Mësuesit e vjetër e me performancë më të mirë në mësimdhënie penalizohen, sepse marrin më pak pikë.
Ndërkohë e gjithë djersa e mundi i tyre, i derdhur ndër vite, nuk konsiderohet fare.
Udhëzimi nuk vlerëson ekselencën në kualifikime e as vlerën e plotë të kualifikimeve, zhvlerëson formimin shkencor të mësuesve dhe stimulon dëshmitë fiktive.
Udhëzimi nxit klientelizmin politik në dhënien e çertifikatave trajnuese me kredite nga qendra afër politikës, duke ligjëruar zhvatjen e mësuesve dhe fallsitetin e tyre. Kjo shmang njëherazi detyrimin ligjor të Ministrisë për trajnimet e mësuesve.
Vlerësimi i përfaqësuesit të prindërve, i orientuar në udhëzim, mbetet subjektiv dhe i ngjyrosur politikisht.
Më absurd në Udhëzim, është vetoja pikëzueze e Drejtorit të komanduar politikisht, i cili ka tani skeptrin e vendimmarrjes së largimit nga puna të mësuesve sipas bindjes politike.
Udhëzimi 13 është dënim me vdekje i figurës dhe vlerës emblematike të mësuesit.
Po ju mësues?
Pas kaq vitesh tërheqje zvarrë, refuzimesh vlerësimi moral e financiar dhe tani pas kalimit në gijotinë, çfarë prisni?!!!
Zgjedhën e radhës të zgjedhjeve fasadë?!!!
Revoltohuni!!!!
Bashkohuni në protestën e 2 Qershorit me qytetarët, për të mundur të keqen, padrejtësinë dhe për të kthyer lirinë e votës dhe fisnikërinë e profesionit tuaj!!!!