Përleshja me armë në Tiranë, kush janë autori dhe i plagosuri

Një përplasje me armë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Grecë të Pezës në Tiranë.

Nga kjo përplasje një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranës.

Personi i plagosur është identifikuar si Enver Karaj, ndërkohë që policia nuk jep ende detaje lidhur mbi ngjarjen.

Ndërsa është arrestuar autori i ngjarjes Flamur Karaj.

Deri më tani mësohet se autori i plagosjes, Flamur Karaj, është me detyrë punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen

Informacion paraprak

Në fshatin Dorëz, komuna Pezë, dyshohet se gjatë një konfkikti të çastist mes dy kushërinjëve, ka mbetur i plagosur  me armë zjarri shtetasi  E.K,  i cili është transportuar menjeherë për ndihmë mjeksore.

Autori i plagosjes  shtetasi F.K, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Polici.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.