Pamje të frikshme, si u tronditën banesat nga lëkundjet e forta të tërmetit

Janë siguruar pamjet e para të lëkundjes së fortë të tërmetit sot në rajonin e Korçës dhe më gjerë.

Siç shikohet edhe nga video e siguruar nga Mapo, lëkundja ka qenë aq e fortë sa banesa është tronditur e gjitha.

Deri më tani numërohen mbi 100 banesa të dëmtuara nga të cilat 50 prej tyre kanë qenë të banuara.

Tërmeti i sotëm kishte një magnitudë prej 5.3 ballë të shkallës rihter.

Në video duket një banesë private e cila lëkundet e gjitha nga goditja sizmike.

Më i prekuri nga dëmet është fshati Floq ku ka dhe katër persona të lënduar.