VIDEO/ Fituan ndeshjen e futbollit, trajneri u dërgon striptiste në dhomat e zhveshjes lojtarëve

Ndodh edhe kështu: një klub futbolli modest në Spanjë ka marrë surprizën e jashtëzakonshme pasi fituan një ndeshje të rëndësishme.

Bëhet fjalë për Llanca, klub i cili këtë fundjavë që shikoi arriti të siguronte ngjitjen në Divizionin e dytë rajonal të Katalonjës.

Festa pas ndeshjes ishte krejtësisht e pazakontë.

Sekretari i klubit, Francesc Romero, kishte përgatitur një surprizë për lojtarët.

Ai kishte marrë disa striptiste duke i futur ato në dhomat e zhveshjes menjëherë pas ndeshjes.

Pavarësisht se lojtarët u kënaqën, klubi është dëmtuar nga kjo festë, pasi shumë tifozë e kanë sulmuar në rrjetet sociale duke përshkruar si “një festë seksiste”.