FOTO/ Sot është në super formë, Anxhela Peristeri zbulon si humbi 16 kile
Fotot e fundit me bikini kanë tregaur se këngëtarja shumë e dashur për publikun Anxhela Peristeri ka arritur të rikthejë format e viteve më parë kur dukej si modele në videoklipin e këngës "Ishe mbret".
E ftuar mbrëmjen e djeshme në "Zonë e lirë" sapo hyri në studio ra në sy transformimi i saj.
Anxhela këndoi këngën e saj më të fundit "Maraz" dhe kërceu me balerinin e saj.
Këngëtarja tregoi se është dobësuar duke mbajtur një regjim ushqimor dhe stërvitje.
"Duket sikur është shumë e vështirë të humbasësh kile, por s’është. Kam 7 muaj që e kam këtë regjim ushqimor duke vazhduar stërvitjen dhe duke eleminuar brumrat në mënyrë drastike, 16 kile kam humbur", u shpreh Anxhela.