FOTO/ E veshur me të brendshme kuq e zi, Beatrix e tregon troç ku dëshiron ta puthin

Ndonëse prej kohësh nuk është aktive në muzikë, Beatrix Ramosaj qëndron shumë aktive në rrjete sociale ku poston çdo ditë foto nga përditshmëria apo setet e reja fotografike.

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja kishte vendosur t'i lërë fansat pa gjumë duke postuar një foto nga shtrati, e veshur me të brendshme kuq e zi.

"Puthma mendjen, jo trupin", shkruan Beatrix duke shkaktuar shumë komente nga fansat, shumica prej të cilëve e komplimentojnë.

Kujtojmë që Beatrix ka qenë shumë e komentuar së fundmi edhe për jetën private, por këngëtarja ka sqaruar se vazhdon të jetë beqare.

Sa i përket anës profesionale, pritet që Beatrix të rikthehet me një këngë të re së shpejti.