Si do të nisë qershori? Ja çfarë rezervon moti për nesër

RESHJET

Nesër (e shtunë dt.01) priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 20 °C

në vendet e ulëta: 12 / 23 °C

në vendet malore: 8/ 19 °C

ERA 

Nesër (e shtunë dt.01) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet per momente te shkurtra deri e fortë.