'Pa fe' e pa atdhe'/ Ish-deputeti shpërthen ndaj Ramës: Natën e Kadrit përmenden Sure nga Kur'ani, jo helm nga 'Kurbani'

Me rastin e Natës së Kadrit, nata më me vlerë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama ka shtruar një darkë iftari në ambientet e kryeministrisë.

Edhe pse të pranishëm krerët e komuniteteve fetare në vend, kreu i qeverisë nuk ka kursyer edhe mesazhet politike.

Por nuk ka munguar reagimi i ish-deputetit demokrat, Gent Strazimiri.

Teksa poston një foto të kryeministrit teksa kalon mbi vendin e faljes së besimtarëve, gjest ky kuer Rama drejtonte bashkinë e Tiranës, Strazimiri e quan një njeri pa fe e pa atdhe.

“Natën e Kadrit përmenden Sure nga Kur'ani, jo helm nga "Kurbani", o halabak pa fe' e pa atdhe!”, shkruan ish-deputeti i PD. /Syri.net