Vrasje të vogla/ Serhan kthehet tek Merve, ja ç’do ndodhë të hënën

Oja dhe Pelin shkojnë për darkë në restorant. Oja takohet me babain e Pelinit pas shumë vitesh. Ai komplimenton Ojan dhe i thotë se nuk ka ndryshuar. Oja mëson se Pelin ka ftuar edhe Serhanin. Ajo vendos të largohet.

Serhan shkon në restorant dhe përballet me Ojan. Pelin i tregon të atit se Serhan po ndahet nga Merve dhe është lidhur me Ojan. Oja e mohon lidhjen me Serhanin dhe thotë se Pelin është keqkuptuar.

Serhan merr një telefonatë dhe mëson se në shtëpinë e tij ka hyrë një hajdut. Ky është plani i Merves për të rikthyer Serhanin dhe hajduti është vetë ajo. Serhan shkon në shtëpi dhe e gjen Merven të frikësuar.

Merve i kërkon Serhanit të kthehet në shtëpi. Serhan vendos të qëndrojë. Pelin sheh një ëndërr sikur shkon të vjedhë një shtëpi së bashku me Merven, Ojan, Arzun dhe Burxhun. Në ëndërr Pelin, Merve dhe Burxhu e tradhëtojnë Ojan dhe Arzun por kapen nga policia.

Tajlan i tregon Pelinit që pa bashkë Merven me Serhanin. Estetistja i tregon Pelinit që në shtëpinë e Merves kishte hyrë hajduti. Pelin dyshon se ky është plani i Merves. Merve i fut në qese plehrash rrobat të cilat përdori për planin dhe i thotë Rashelit t’i hedhë.

Rashel i lë në shtëpi duke menduar se nuk janë plehra. Oja përballet me Serhanin në restorant dhe i thotë se nuk ishin të vërteta fjalët që i tha babait të Pelinit. Serhan beson se Oja e kishte seriozisht. Oja përlotet dhe fajëson veten.

Mehmet i thotë Burxhus se është shumë herët për të që të bëhet nënë pasi ajo nuk di as të kujdeset për fëmijët. Burxhu e siguron se do kujdeset për fëmijën e tyre. Ajo kërkon të zhvendosen në Sarmashëk që fëmija i tyre të rritet së bashku me Nilajin dhe Ajazin.

Mehmet i kërkon Burxhus të shkojnë tek doktori për të parë fëmijën. Burxhu i dërgon një mesazh estetistes ku i tregon që është shtatzënë dhe shtiret sikur e dërgoi gabimisht. Të gjithë gratë e Sarmashëkut mësojnë se Burxhu është shtatzënë./revistawho