'Çdo premtim i Rilindjes ka vetëm një dështim nga pas'/ Vasili: Reforma e pushtetit lokal, shtoi mijëra rroga, jo shërbime

Në vitin 2018 numri total i punonjësve në pushtetin vendor arriti në 33 500 persona nga të cilët rreth 18% ose 6309 punonjës ndodhen në Bashkinë e Tiranës, sipas të dhënave nga Ministria e Financave të cituara në një raport të posaçëm nga Shoqata e Bashkive tëShqipërisë.

Pas Reformës Territoriale në verën e vitit 2015 numri i punonjësve në Bashkinë e Tiranës i kaloi të 1500 punonjësit për shkak të bashkimit me komunat përreth.

Por më vonë më transferimin e funksioneve nga pushteti qendror dhe me riorganizimin e strukturës së Bashkisë më të madhe në vend numri i punonjësve ka kaluar më shumë se 6 mijë.

Lidhur me këto shifra ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, e quan reformën në pushtetin lokal një skandal.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

SKANDALI/ Reforma e pushtetit lokal vetem shtoi mijra rroga dhe jo sherbime!!

Ne Pushtetin Lokal perpara Reformes Administrative te vitit 2015 kishte gjithsej 19625 te punesuar.

Reforma u be me qellimin qe te shkurtonte gjoja vendet e teperta te punes, qe vinin per shkak te fragmentimit ne komuna te vogla dhe ne kete menyre do shkurtoheshin te pakten 5 milione euro ne vit.

Por cfare ka ndodhur realisht?

Si cdo reforme e rilindjes edhe kjo u shperfytyrua krejt dhe sot jane te punesuar plot 33 500 punonjes.

Pra jo qe nuk u shkurtuan, por u shtuan edhe gati 14 mije vende te tjera pune dhe pa asnje ndryshim ne sherbimet, qe u ofrohen qytetareve te cilat vetem jane perkeqesuar.

Cdo premtim i rilindjes ka vetem nje deshtim nga pas,por ky jua kalon te gjitheve.

Interesant eshte te degjojme shpjegimin e radhes te kryeministrit,qe si gjithmone do te lexoje pa i kuptuar, budalleqet qe i shkruajne te tijte, qe duan ti nxjerrin bojen.