Zbulimi/ U tha se vdiq nga mbidoza, ja shkaku i vërtetë i vdekjes së shqiptarit në burgun grek

Media greke ka zbardhur sot një pjesë të dyshimeve që lidheshin me vdekjen e një shqiptari në muajin janar në burgun e Koridhalos.

Bardhyl Tusha u raportua fillimisht se kishte vdekur nga mbidoza por së fundmi zbulohet se shqiptari ka vdekur si pasojë e dhunës së ushtruar.

Tusha, 33 vjeç ndërroi jetë më 28 janar të këtij viti në Burgun e Koridhalos.  

Ai dhe disa shqiptarë ranë pre e dhunës me pasoja vdekjeprurëse.

Mediat helene raportojnë se në Koridhalos vepron e ashtuquajtura “mafia e burgjeve”, e cila është përgjegjëse për disa nga vrasjet e ndodhura në këtë burg.