Tirana në terr, ja cilat janë zonat që nesër do t’u stakohet energjia elektrike

Ditën e nesërme shumë lagje në Tiranë do të jenë në terr energjitik.

Shkak për këtë situatë janë remontet e OSSHE në disa zona të kryeqytetit.

Sipas OSSHE-së do të jenë 8 rrugë të cilat për gati gjysmën e ditës do të jenë pa energji

Njoftim për stakim 1 Qershor

Gjatë ditës së shtunë do të vijohet me punimet në disa kabina, proces ky i shoqëruar me stakim të energjisë, ora 09:00-15:00 dhe prek pjesërisht zonat:

Rrugët "Allaman Dervishi", blloku i Pallateve të Malajzianit, "Ali Bakiu", "Teodor Keko", tek ish-dogana, "Haxhi Hysen Dalliu", "Kadri Roshi", "Ibrahim Brahja", "Idriz Dollaku" dhe "Sitki Cico"