VIDEO/ Mashtrimi me Kartën e Studentit, shitësi i aboneve nxjerr bllof Veliajn: Ju ka gënjyer

Vetëm pak ditë më parë kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, kryerministri Edi Rama dhe dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule inspektuan procesin e punës për aplikimin dhe printimin e kartave të para të studentit.

Lajmi u trajtzua në shumë media si dhe u propagandua nga ana e qeverisë si një premtim i mbajtur në kuadër të “Paktit për Universitetin”.

Ndërkohë videoja e mëposhtme e bërë publike në faqen e internetit “Studentët Denoncojnë”, dëshmon krejt të kundërtën e asaj çfarë u deklarua.

Siç shihet edhe në videon e mëpohtme, një studente shkon të tërheq abonenë me kartën e studentit ndërkohë që shitësi i thotë se ky është një mashtrim, pasi nuk ekziston një kontratë e tillë midis shoqërive të transoportit dhe qeverisë shqiptare mbi përfitimet në transport të studentëve.