Dalin detajet dhe se sa do t’i kushtojë dasma Afronës dhe Bleros. Luks pafund

Këngëtari i njohur Blero dhe partnerja e tij Afrona Dika dhanë lajmin pak muaj më parë se në shtator të këtij viti do t’i japin fund beqarisë.

Çifti prej muajsh kanë nisur përgatitjet dhe në profilet e tyre në Instagram kanë zbuluar dhe disa detaje rreth veshjeve dhe ceremonisë.

Sipas ‘Prive’, dasma e madhe do të zhvillohet tek një nga hotelet luksoze në zonën e Ranës së hedhur në Shqipëri.

Blero dhe Afrona kanë vendosur të ftojnë 600 veta dhe të gjithë të ftuarit do të akomodohen për një ditë në hotelin luksoz.

'Prive' gjithashtu ka zbuluar se dasma e Afronës dhe Bleros pritet që të jetë një nga më të kushtueshmet në estradën shqiptare.

Ndërkohë, së fundmi çifti i njohur kanë udhëtuar drejt Tiranës ku dhe do të realizojnë fotot e para të dasmës, të gjitha këto foto thuhet se do të ekspozohen natën speciale në korridorin e hotelit ku do të mbahet ceremonia.