FOTO/ Kërcënohet me burg në vendin e saj modelja iraniane kërkon azil në Francë

Modelja Iraniane Neggzia( emri i artit) ,29 vjeç  në vendin e saj Ayatollah akuzohet për përhapjen e një  "kulture anti-islame", dhe për këtë meriton burg. 

 Ishte viti 2017 dhe vetëm sot ajo del dhe tregon historinë e saj për "Le Parisien".

 Një histori guximi, frike, vështirësi: kërcënuar, grabitur, e detyruar të jetojë në rrugë për muaj të tërë.

U dashurua me Francën dhe në nëntor paraqiti kërkesën për azil politik.

Dhe në të njëjtën kohë kursimet i përfundojnë. Ajo fillon të jetojë si një endacake, shet çantën me rrobat e saj për 10 euro, merr strehë nga disa njerëz të pastrehë që e mbrojnë nga rreziqet dhe i ofrojnë asaj batanije për t’u ngrohur.

Një jetë e vështirë për muaj. Gjatë ditës, kërkon vende të ngrohta për të marrë strehim dhe për të marrë një sinjal wi-fi për të mbijetuar në llogarinë e saj në Instagram.

Historia e saj godet një avokat, i lindur në Francë, por me origjinë iraniane, i cili vendos të ndjekë praktikën e Neguzisë. Tani ajo që duhet të bëjë është pritja dhe shpresa: jurisprudenca e fundit e Gjykatës Kombëtare të Azilkërkuesve (CNDA) i konsideron gratë viktima të persekutimit për shkak të kushteve të tyre.

Kjo gjithashtu mund të favorizojë Neguzinë, por të paktën tre muaj duhet të kalojnë për pranimin e kërkesës së saj për azil. Por ajo nuk heq dorë: “Nuk mund të kthehem në vendin tim pa rrezikuar jetën time, nuk kam asgjë për të humbur”.