VIDEO/ E paskemi shqiptuar gabim? Rihanna flet për herë të parë rreth kësaj

Gjatë një interviste për ‘Vogue’ Rihanna zbuloi se gjatë gjithë kësaj kohe ja kanë shqpitaur gabim emrin e saj.  

Emri i këngëtares nuk shqiptohet ashtu siç ne e kemi shqiptuar gjithmonë.

Tashmë ka ardhur momenti që Rihanna të na e vërë në dukje këtë gjë.

Në një video ku ajo prezantonte koleksioni e ri të Fenty Beauty, shqipton emrin e saj bukur dhe pastër emrin e saj që nuk është Ree-ha-nah siç ne e shqiptojmë, por Ree-anna.

Shumë njerëz kanë ngelur të shokuar nga ky fakt dhe disa e justifikojnë me theksin amerikan dhe atë anglez, disa të tjerë thonë se ky gabim është i pafajshëm.

Për Rihannën nuk është hera e parë që ka treguar se si shqiptohet emri i saj. Në një intervistë me AJ Hammer, ajo e ka treguar qartë se emri i saj thuhet “Ree-anna”!