FOTO/ Panik te Gjermania, trajneri Joachim Low shtrohet në spital

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka pasur një problem shëndetësor për shkak të disa problemeve me qarkullimin e gjakut, ndërsa është mësuar se ka pësuar një çarje të arteries. 

Sipas asaj që raporton gjermania “Bild”, trajneri ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes së Kombëtares.

Tekniku është dërguar në spitalin e Freiburgut, ndërsa së fundmi mësohet se gjendja është nën kontroll dhe trajneri nuk do ta ketë të nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale.

Megjithatë, trajneri Low nuk do t’ia dalë të jetë në stol për dy ndeshjet e ardhshme të Gjermanisë ndaj Bjellorusisë dhe Estonisë, pasi mjekët i kanë rekomanduar të pushojë.

Ndërkohë, në dy takimet kualifikuese të evropianit, Gjermania do të drejtohet nga asistenti i Low, Markus Sorg, ndërsa për të kaluar momentin e vështirë pranë Kombëtares do të jetë edhe Olivier Bierhof.