Ish-lojtari i Real Madridit përfundon në burg për trukimet e ndeshjeve

Aksionet e autoriteteve spanjolle kundër trukimeve të ndeshjeve duket se po tregojnë rezultatet e tyre të para.

Nga aksionet e para të autoriteteve spanjolle e ka pësuar ish-ylli i Real Madridit, Raul Bravo, së bashku me Carlos Arandan.

“Marca” raporton se Bravo dhe Aranda janë dënuar me burg, për pjesëmarrje në përcaktimin e rezultateve të ndeshjeve.

Të dy ish-lojtarët mund të shmangin burgun, nëse paguajnë 100 mijë euro.

Qendërmbrojtësi i Deportivo La Coruna, Inigo Lopez, është liruar pasi ka paguar 75 mijë euro.