Artistja shqiptare bën deklaratën e fortë: E gjithë bota do ta njohë emrin tim!

Këngëtarja dhe bukuroshja shqiptare nga Kosova, e cila këtë vit më shumë është duke e kaluar jashtë atdheut së saj se brenda tij, nuk di të ndalet me provokime të ndryshme në rrjete sociale.

Dhe bëhet fjalë për modelen dhe këngëtaren Morena Tarakun. Modelja numëron  me mijëra ndjekës në Instagram dhe është shumë aktive në rrjete socilae ku publikon foto dhe video provokuese jo vetëm por herë pas herë dhe deklarata të forta.

Dhe së fundmi ajo ka bërë një deklaratë ku tregon se emrin e saj do ta njoh e gjithë bota. Ajo nuk ka përmendur asgjë konkrete por vetëm ka shkruajtur në një postim në Instastory :

 “Emri im është Morena Taraku dhe së shpejti e gjithë bota do ta njohë emrin tim. Mbajeni mend.”

Se për çafrë bëhet fjalë na mbetet vetëm të presim në ditët në vazhdim.