Zbardhet vrasja e Arben Bilalit, arrestohet autori i dyshuar. Emri

Eshte zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore vrasja e 50 vjeçarit A.B. Në prangat e policisë ka rënë një 40 vjeçar i dënuar më parë për disa vepra penale.

Mësohet se emri i personit te ndaluar wshtw Gjergj Cukali., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’",  "Armëmbajtja  pa leje" dhe "Rrëmbim personi"

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja e 50 vjeçarit A.B.

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje

Në pranga 40 vjeçari i dënuar më parë për disa vepra penale .

Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30.01.2019, ku në rrugën ‘’Isuf Banka’’ në Tiranë,  është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar  është arritur të bëhet zbulimi dhe dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje, ku është bërë kapja dhe  ndalimi i autorit të dyshuar:

Gj. C., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’",  "Armëmbajtja  pa leje" dhe "Rrëmbim personi"

Materialet në ngarkim të shtetasit Gj. C., iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake".