E premte, priten rrebeshe shiu të dendur në mesditë

Sot moti do të  jetë vranësira  mesatare deri të dendura  rreshje shiu në orët e mesditës të karakterit lokal në formën e stuhive dhe rrebesheve . Era do të  jetë me drejtim  Perëndim (W) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 5 me lartësi vale 1,0–2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore   8/21°C 

Zonat e  ulëta  15/24°C

Zonat  bregdetare 14/25°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari