Bashkim me Shqipërinë? Haradinaj: Jo fjalë të mëdha! Ta nisin me heqjen e taksës në Rrugën e Kombit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Shqipëria ta heqë taksën për qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Kombit”.

“E lus presidentin t’i kërkojë Edi Ramës t’ia nisë prej hapit të parë. Ta heqë taksën, skanerin. T’ia nisim kështu bashkimin”, ka thënë Haradinaj në RTK, të enjten.

“Unë jam për një bashkim konkret e jo të fjalëve të mëdha”, ka thënë më tej kryeministri i Kosovës, duke thumbuar kështu Hashim Thaçin pas deklaratave të tij për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

“I kisha lutur të gjithë të bëjmë kujdes: që të mos shkojnë fjalët para punëve”, është shprehur Haradinaj.