Rama në 'Open': Presidenti Meta korrekt, është brenda kornizës kushtetuese

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Open” te Top-Channel, e ka konsideruar korrekt dhe brenda kornizës kushtetuese reagimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, sa i përket përpjekjes për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike.

“Është brenda kornizës kushtetuese, mendoj se ka qenë korrekt”, është shprehur Rama.

Në lidhje me rrezikun e përsëritjes së konfliktit të vitit 1997, për të cilën ka paralajmëruar edhe presidenti, Rama u shpreh: “Mendoj se e ka bërë për t’i dhënë më shumë peshë shqetësimit, por nuk besoj se ka lidhje me ‘97”.

Presidenti Ilir Meta ka ofruar dorëheqjen nga posti më i lartë i shtetit, nëse kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e krizës, si dhe do ishte i gatshëm të shtynte zgjedhjet lokale nëse arrihej një marrëveshje midis partive politike.