Intervista e Berishës në T7, Thaçi në panik, organizon intervistë në Rtv Dukagjini me suportin e Frangajt

Ish kryeministri Sali Berisha është i ftuari i  mbrëmjes në Presing tek T7 në Kosovë përballë Leonard Kërqukit dhe Berat Buzhalës.

Në një rrëfim te gjatë dhe një ananlizë për më shumë 90 minuta ish kryeministri pritet të bëjë deklarata mjaft të forta në raport me debatin për kufijtë e Kosovës dhe qëndrimet e Hashim Thacit e Ramush Haradinajt.

E pikërisht duke parë valën e reagimeve që pritet të shkaktojnë deklaratat e Berishës, duket se ka krijuar panik tek Hashim Thaci i cili ka thirrur në ndihmë Aleksandër Frangajn ndërsa në një lëvizje të rrufeshme, Rtv Dukagjini ka vënë në dispozicion të panikut të Hashim Thacit, por jo vetëm. Për ti ardhur ne ndihmë Thacit në këtë moment të vështirë ka menduar edhe Aleksandër Frangaj që ka nisur drejt Kosovës me urgjencë 4 gazetarë të tij që të plotësojnë panelin e qokës së emisionit Debat Plus të gazetarit Ermal Panduri.

A do të mundet vallë Hashimi të mundë Berishën në shikueshmëri? Beteja është e humbur akoma pa nisur, por në dëshpërim e sipër Hashim Thaci është i gatshëm që ta rrezikojë poshtërimin jo vetëm si argat por tashmë edhe showman!