VIDEO/ Qeni i tyre filmon dasmën dhe pamjet janë mbresëlënëse...

Ndërsa shumica prej nesh këto ditë po kërkojnë profesionistë për të filmuar martesën tonë në një mënyrë të lezetshme dhe të pastër, Addie dhe Marshall Burnette vendosën të 'punësojnë' qenin e tyre për këtë gjë!

Ata vendosën një aparat fotografik GoPro në kokën e kafshës dhe e lanë atë të vepronte lirshëm gjatë ceremonisë që u mbajt në një mal në Roan, Tennessee.

"Ishte ftohtë dhe magjike", shkruan Marshall në Youtube. "Qeni ynë, Ryder, u 'impenjua' në xhirimin e videove të dasmës, kështu që e lamë të bënte çfarë dëshironte. Na u desh shumë pak për editimi e fotove por ne mendojmë se qeni ynë bëri një punë të mrekullueshme", thonë ata.