Vlorë, gjendet e ngordhur breshka gjigande e detit

Një breshkë deti e llojit "Dermochelys coriacea", apo siç quhet ndryshe breshka kurrizlëkurore, është gjetur e ngordhur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër në Vlorë. Breshka prej afro 50 kilogram ka dalë në breg të detit e ngordhur, pa kokë si edhe pa këmbë. Kjo është breshka e katërt për këto dy muaj që gjendet e ngordhur në brigjet e bregdetit të Vlorës.

Kjo lloj breshke është e veçantë dhe zakonisht nuk gjendet në Adriatik, megjithatë ka raste kur ato vërehen, sidomos në Adriatikun jugor. Një prej problematikave të mëdha që i detyron ato të dalin në breg është ndotja e deteve, për shkak të bashkimit të ujërave të zeza të kanaleve me ujërat e detit, por edhe për shkak të përqëndrimit të lartë të leshterikëve. Nuk duhet të harrojmë se breshkat e detit janë ndër krijesat më të rrezikuara të vendit tonë.