Tani që të erdhi fadroma te Selvia, mër daku, a e kupton pse hanim m*t ne të tjerët?!

Syrit të Briken Fejzullait, aktivistit të njohur të shoqërisë civile dhe thumbuesit të pakursyer të kryebashkiakut Erion Veliaj, nuk i ka shpëtuar drama që kanë përjetuar në Tiranë, disa familje të tjera në mes të Tiranë, që iu shembën shtëpitë nga bashkia. Dhe me sarkazmën e egër që e karakterizon, i ka dërguar një mesazh qytetarëve neglizhentë, indiferentë dhe madje përbuzës, ndaj atyre që prej gati një viti protestonin për shtëpitë e tyre. 

Nga Briken Fejzullai

"Te dyqoni te Selvia o usta Murat
Vje fadroma me prish shpija, o usta Murat"

Kur shkoi fadroma në Shkozë dhe unë me pak të tjerë (përveç banorëve) folëm, ti jo vetëm që bëre shurdhin dhe ktheve kokën nga krahu tjetër, por i këpute dhe një: "po ça t'duhet ty mër daku, pse ngatrrohesh kot?!".

Kur shkoi fadroma te "Astiri" dhe unë me pak të tjerë (përveç banorëve) folëm, ti jo vetëm që bëre shurdhin dhe ktheve kokën nga krahu tjetër, por i këpute sërish një: "po ça t'duhet ty mër daku, pse ngatrrohesh kot?!".

Kur shkoi fadroma te Petro Nini dhe unë me pak të tjerë (përveç banorëve) folëm, ti jo vetëm që bëre shurdhin dhe ktheve kokën nga krahu tjetër, por vazhdoje: "po ça t'duhet ty mër daku, pse ngatrrohesh kot?!".

Kur shkoi fadroma te bregu i lumit dhe unë me pak të tjerë (përveç banorëve) folëm, ti jo vetëm që bëre shurdhin dhe ktheve kokën nga krahu tjetër, por insistoje: "po ça t'duhet ty mër daku, pse ngatrrohesh kot?!"...

Po tani që t'erdhi fadroma te Selvia mër daku dhe do që zoni jot t'nigjohet, a e kupto t'paktën, pse hajshim m*t ne t'tjerët?!

Ps. Tirona vdiq! Rroftë Tirana!