Letra/ ‘Bashkëshorti im nuk bën dush, prandaj bëjmë se.ks rrallë’

Seksi me dikë që nuk lahet apo mban erë nuk i shijon askujt. Pikërisht për këtë arsye, një grua e dëshpëruar ka shkruar letër për eksperten E.Jean duke i kërkuar një zgjidhje.

Ajo ka shumë vite e martuar me bashkëshortin, i cili nuk pranon të bëjë dush. Si rezultat, marrëdhëniet sek.suale janë të rralla.

Letra e gruas: Si ta bëj këtë mashkull të jetë më i pastër? Kam provuar gjithçka! Kjo ndoshta mund të jetë pyetja më harbute që ke marrë ndonjëherë, por kjo është e vërteta. Burri im dhe unë kemi 8 vjet të martuar, kemi një biznes së bashku dhe jemi prindër të mirë. Ai është shoku im më i mirë dhe e dua shumë. Problemi është se ai nuk dëshiron të bëj dush. Ky ka qenë gjithmonë një problem. Është e panevojshme të thuhet se ne kryejmë marrëdhënie sek.suale shumë rrallë.

Më duket sikur jeta po më kalon. Biznesi ynë është i suksesshëm, ai është një prind i mirë, por përse nuk merr një sapun dhe të lajë veten. Kam provuar miliona mënyra për ta bërë atë që të lahet, por thjesht thotë se “do e bëjë”. Ka shpresë për ne?

E.Jean: Ke provuar miliona mënyra? Ke dalë ndonjëherë si infermiere se.ksi që mundohet ta fusë pacientin në dush?

Një burrë që nuk bën dush, që të kënaqë gruan e tij, është i pavlerë. Por një njeri që bën seks rrallë, pasi nuk mund të lahet për të kënaqur gruan, nuk vuan nga dembelizmi, por një çrregullim psikologjik ose fizik.

Nëse ai vërtet nuk lahet, infeksionet mund të jenë vërdallë në të gjithë shtëpinë tuaj. Për shëndetin e fëmijëve dhe lumturinë tënde, merr fëmijët dhe shko në hotel, derisa ai të bëjë një vizitë shëndetësore. Nuk do të jetë e lehtë, që të ndryshojë, por me një udhëzim profesional do ia dalë.