Koeman i hap dyert Barçës, gati të largohet nga Holanda!

Për Barcelonën, Ronald Koeman është gati të të lërë Holandën.

Edhe pse po bën një punë të shkëlqyer në krye duke i çuar tulipanët në fazën finale të Nations League pas disa vitesh errësire totale, ish-mesfushori legjendar i blaugranave nuk e fsheh dëshirën për të drejtuar Barçën tashmë që Ernesto Valverde i ka ditët të numëruara.

I pyetur nëse jep garanci se do të qëndrojë në stolin e Holandës për një kohë të gjatë, Koeman tha: “Mund të ishte një përgjigje e lehtë, por nuk e besoj”. Deklaratë që lë të mendosh se Koeman mund të lërë në mes punën në krye të Holandës, për të drejtuar skuadrën “blaugrana” sezonin tjetër.

Ronald Koeman, 56 vjeç, është një trajner me përvojë, pasi ka drejtuar shumë skuadra në karrierën e tij. Madje ai ka qenë asistent.trajner i Barcelonës në vitet 1998-2000 (trajner i parë asokohe ishte Louis Van Gaal). Në vitin 1992, ai shënoi golin e fitores me fanellën e Barcelonës në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Sampdorias (1-0 pas kohës shtesë).